Pavarësisht se ishte në disavantazh prej një goli prej minutës së 55-të ndaj Anglisë, Argjentina nuk është dorëzuar.
Ka treguar karakter, rreshtoi rastet dhe e dënoi dy herë portierin Jordan Pickford të Anglisë, që shfaqi formë të lartë. Dhe në fund, Argjentina fitoi 2:1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta.
Lionel Messi ishte sërish në qendër të vëmendjes me dy asistime. Për 1:1, Messi asistoi në supergolin e Enzo Fernandezit në minutën e 85-të, ndërsa më pas për mrekulli harkoi për Lautaro Martinezin që shënoi në minutën e 92-të.
Anthony Gordon realizoi për anglezët në minutën e 55-të.
Argjentina me këtë fitore avancon në finalen e dytë rresht dhe e ka mundësinë që ta mbrojë trofeun.
Më herët, vetëm Brazili dhe Italia kanë mbrojtur trofeun e Kupës së Botës, por shumë kohë më parë.
Tani Argjentina e ka këtë mundësi, pasi kishte triumfuar edhe në Kupën e Botës 2022, që u organizua në Katar.
Në finale, Argjentina do të përballet të dielën në Neë Yersey me Spanjën.
Finalja luhet nga ora 21:00. Spanja e eliminoi Francën pas një paraqitje të jashtëzakonshme.
Për vend të tertë të shtunën nga ora 23:00 luan Franca me Anglinë.
