Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria 11 shoferë në të gjithë vendin për shkelje të rënda në komunikacion. Shtatë prej tyre kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa raste të tjera përfshijnë drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe mosrespektim të ndalimit për vozitje. Po ashtu, janë evidentuar shkelje si tejkalim i shpejtësisë dhe lëvizje në kah të kundërt. Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë do të ngriten kallëzime penale përkatëse. Policia apelon qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut për të rritur sigurinë në rrugë.
