Arsenal është finalisti i parë i këtij sezoni në UEFA Champions League, pasi mposhti 1-0 Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit në “Emirates”, pas barazimit 1-1 në takimin e parë, transmeton TV21.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 44-të nga Bukayo Saka, i cili shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri pas goditjes së Leandro Trossard.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe u shoqërua me një moment të diskutueshëm për penallti pas kontaktit mes Trossard dhe Antoine Griezmann, por gjyqtari vijoi lojën.
Edhe në pjesën e dytë pati pretendime për penallti nga Atletico pas rrëzimit të Giuliano Simeone, por pa rezultat. Me këtë fitore minimale, Arsenali siguron finalen për herë të dytë në histori.
