Sonte në emisionin Inside21 u diskutua për problemet në shkollat në vendin tonë. Arsimtari Samet Jahiu në Inside21 tha se tashmë është ndaluar përsëritja e vitit për nxënësit dhe në fund të vitit nxënësi e merr një notë kaluese dhe për këtë arsye nuk i kushton rëndësi shumë mësimit.

Tutje arsimtari në Inside 21 tregoi edhe momente se çfarë i thonë nxënësit.

“Kam raste kur nxënësi më thotë – “Unë mendoj të shkoj jashtë, s’kam çfarë të mësoj”, theksoi arsimtari Samet Jahiu.