Atalanta e drejtuar nga Maurizio Sarri ka pësuar humbjen e dytë rresht në Serie A, dhe të mendosh që është vetëm java e katërt. Bergamaskët janë mundur sot në shtëpi 1-2 nga Cagliari, që mund të konsiderohet deri tani surpriza e këtij fillim sezoni në Serie A, me 3 fitore dhe një humbje në katër javët e para.

Miqtë kaluan të parët në avantazh, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Paul Mendy që gjeti rrjetën në minutën e 19-të, pas asistit të Michel Adopo.

Barazimi i bergamaskëve erdhi në minutën e 41-të, me Gianluca Scamacca, i cili shënoi me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në minutën e 60-të, Sead Kolasinac prek topin me dorë gjatë një dylufitimi. Penallti për Cagliarin. Godet Daniel, topi përfundon në rrjetë. Cagliari kalon në avantazh 1-2.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Atalanta-Cagliari, mbyllet 1-2. Atalanta mbetet në vendin e 9-të me gjashtë pikë, Cagliari ngjitet në vendin e 4-të me 9 pikë.

SHIKOGOLATi

The post Atalanta befasohet në shtëpi nga Cagliari, që është surpriza e këtij fillim sezoni (video) appeared first on Telesport.