
Sonte, kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi u takua me banorët e Vicës, një nga fshatrat që, sipas tij, është lënë krejtësisht në harresë nga Komuna e Tetovës. Atmosfera në takim ishte e ngrohtë dhe plot energji, me banorë të gatshëm për të diskutuar rreth zhvillimit dhe përmirës imit të komunitetit.
Rexhepi, i cili identifikohet si djalë i Malësisë, shprehu besimin e tij se për Vicën dhe Tetovën po vjen një e ardhme e re, duke theksuar angazhimin e tij për të sjellë ndryshime konkrete dhe përmirësime në jetën e përditshme të qytetarëve.
