Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku ka pasur intervistë ekskluzive për TV21 para Tunelit të Murrizit, i cili pritet të hapet nesër, më 14 mars 2025, transmeton TV21.
Teksa po mbikëqyrte punimet finale para hapjes së një nga tuneleve më të rëndësishëm dhe me infrastrukturë më të veçantë, Balluku ka vlerësuar se dita e nesërme, është ditë e shënuar për faktin se ky tunel paraqet një nga veprat më sfiduese.
“Po përgatitemi për një festë të madhe. Ne, zakonisht nuk bëjmë inaugurime, por Tuneli i Murrizit na ka lodhur të gjithëve, do të thoja unë dhe e kemi pritur prej kohësh. Ka qenë një sfidë shumë e madhe, shumë e madhe infrastrukturore. Gjeologjia na krijuar problematika duke qenë se jemi në një tokë argjilore, por dua të them se kompania “Gjoka Construction” ka bërë një punë të shkëlqyer”, tha mes tjerash Balluku.
