Janë mësuar sonte dy ekipet e parë gjysmëfinaliste për këtë sezon në Champions League: Atletico Madrid dhe PSG.

Atletico Madrid është mposhtur 1-2 nga Barcelona në “Metropolitano”, por falë fitores 0-2 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, madrilenët shkojnë në gjysmëfinale. Barcelona gjeti avantazhin që në minutën e 4-të, me anë të Lamine Yamal. Pas një topi të humbur nga Clement Lenglet dhe asistit të Ferran Torres, Lamine Yamal e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetën e portierit Juan Musso. Në minutën e 24-të, pas një aksioni të gjatë të katalanasve dhe asistit të Dani Olmo, ishte Ferran Torres që dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës.

Nuk kaloi shumë dhe erdhi reagimi i Atletico-s, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Marcos Llorente ishte Ademola Lookman, ai i cili gjeti rrjetën në minutën e 31-të. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Barcelonën. Në minutën e 55-të, Ferran Torres gjen sërish golin, por që këtë herë anullohet për pozicion jashtë loje.

Nga minuta e 79-të, Barcelona luajti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Eric Garcia për faullin ndaj Alexander Sorloth. Sfida mbyllet 1-2 për Barcelonën, por e gjithe festa është për Atletico-n.

PSG ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit në “Anfield” ndaj Liverpool-it, 0-2. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që të dy ekipet bënë nga një zëvendësim të detyruar. Te Liverpool u dëmtua Hugo Ekitike dhe në vend të tij u fut Salah, te PSG u dëmtua Nuno Mendes dhe u fut Lucas Hernandez.

Në minutën e 65-të, te Liverpool pretenduan për një penallti pas kontaktit në zonë mes Willian Pacho dhe Alexis Mac Allister. Arbitri kryesor i takimit fillimisht dha penallti, më pas pamjet në ekran dhe ndryshojë qëndrim.

Sfida u zhbllokua në minutën e 72-të, ku Ousmane Dembele shënoi një gol tejet të bukur me një goditje nga distanca, pas asistit të Khvicha Kvaratskhelia. Në minutat shtesë, Dembele shënon golin e dytë pas asistit të Bradley Barcola. PSG fiton me rezultatin e përgjithshëm 4-0 në të dy takimet dhe shkon me meritë në gjysmëfinale.

SHIKOGOLAT

The post Barcelona e nis mirë, por nuk ia del dot deri në fund. PSG fiton edhe në ndeshjen e kthimit (video) appeared first on Telesport.