Sulmuesi i Atlético Madrid, Antoine Griezmann, i cili do të luajë sezonin e tij të fundit me “colchoneros”, foli për Movistar+, duke analizuar humbjen 2-1 të skuadrës së tij, që megjithatë i lejoi ekipit të Simeone të avanconte në gjysmëfinalet e Champions League.
“Jam shumë i lumtur. Dy gabime mund të jenë të kushtueshme në ndeshje si kjo. Në të dytën, humba topin dhe isha jashtë pozicionit. Në fund, falë tifozëve tanë dhe cilësisë sonë, arritëm të shënonim dhe kualifikoheshim“, tha Griezmann.
I pyetur se kë do të preferonte në gjysmëfinale, Arsenal apo Sporting, ai tha: “Nuk ka rëndësi se me kë përballemi, e rëndësishme është të qëndrojmë në garë”.
“Kjo ndaj Barcelonës ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi fantastik që luan shumë mirë. Ishte e vështirë, por ne jemi ende në garë. Të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja“, deklaroi francezi.
The post Griezmann: Rëndësi ka që jemi ende në garë, të shohim se çfarë rezervon e ardhmja appeared first on Telesport.
