Asnjë përmbysje, asnjë histori. Në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, Barcelona nuk i la shumë shpresa Benfikës, e cila arriti fillimisht të barazonte me Otamendin, pas golit të parë të Raphinhas.

Por më pas, Lamine Yamal mori situatën në dorë duke realizuar një gol fantastik dhe siguruar qetësinë për blaugranat, të cilët dominuan ndeshjen dhe e mbyllën me një tjetër gol nga Raphinha. Ky i fundit u shpreh:

“E dinim që Benfica do ta niste fort, por ne ishim të përgatitur dhe e treguam këtë në pjesën e parë. A është Benfica një kundërshtar që më sjell fat? Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja, jo golat e mi. Jemi pretendentë për të fituar gjithçka. Ajo që ka ndodhur në ditët e fundit na ka dhënë edhe më shumë forcë”.

Për paraqitjen e jashtëzakonshme të Lamine Yamal, lojtari më i ri që shënon dhe jep asist në një ndeshje të Champions League, braziliani shtoi: “Goli i Lamine ishte spektakolar, tregon kush është ai. Një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, ne duhet vetëm ta ndihmojmë të fitojë”.

The post Barcelona “fluturon” në çerekfinale, Raphinha: Mund të fitojmë gjithçka këtë sezon appeared first on Telesport.