Brenda ose jashtë, gjithçka vendoset për 90 minuta. Të martën, Atletico Madrid dhe Real Madrid do të përballen për një vend në çerekfinale, me “Los Blancos” që nisen nga fitorja 2-1 në ndeshjen e parë. Trajneri i “Colchoneros”, Diego Simeone, foli në konferencë për këtë sfidë.

Marrja e më shumë rreziqeve pa u ekspozuar prapa: “Futbolli ka skenarë të ndryshëm gjatë një ndeshjeje, energji të ndryshme. Do të kemi momente të vështira në mbrojtje, do të kemi momente më të mira… Cilësia dhe freskia do të varen nga lojtarët. Ata kanë avantazhin, ndërsa ne duhet të kërkojmë golin që barazon rezultatin e përgjithshëm”.

Përmbysja, një mundësi reale: “Besoj te lojtarët e mi, kam besim te skuadra që drejtoj. E kuptoj zemrën që kanë futbollistët e mi, do të zbresim në fushë për të luftuar dhe qëndruar në këtë Champions League. Objektivi ynë është të luajmë finalen”.

Faktori emocional: “Këtë ndeshje do ta luajmë në shtëpi. Tifozët do të na shtyjnë përpara, por realiteti është ajo që ndodh në fushë. Nuk mund ta fitojmë ndeshjen vetëm falë atmosferës në tribuna. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. E di që është një sfidë e madhe dhe shpresojmë ta tregojmë sa vlejmë në fushë”.

Rinia në skuadër: “Giuliano, Barrios, Lino, Riquelme… Janë të pa mësuar me këto lloj ndeshjesh, por çdo futbollist do të donte të luante në to. Gjithmonë ekziston njëfarë presioni, që ia vendos vetes, por në fund të fundit është ndeshje si të tjerat”.

Si mund të ndalet Real Madridi: “Karakteristikat e kundërshtarit, me lojtarë shumë vertikalë, i bëjnë ata të rrezikshëm. Ne jemi një ekip kolektiv, që mund të alternojë lojën e lartë, lojën e ulët, me ose pa zotërim të topit”.

Orët para ndeshjes: “I kaloj duke përgatitur një ndeshje kaq të rëndësishme për Atletico Madridin, duke respektuar kundërshtarin. Në stadiumin tonë, me tifozët tanë ndihemi më të sigurt… Kjo ndeshje më ngjall një emocione, çka mund t’i ndodhte kujtdo”.

Griezmann: “Jam i bindur se do të zhvillojë një ndeshje të madhe”.

Çfarë ndjen para ndeshjes: “Sigurisht, si ne, ashtu edhe kundërshtari, do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, por i vetmi që e di me siguri se çfarë do të ndodhë është Zoti”.

The post Simeone, supersticioz para Real Madridit: I vetmi që e di me siguri se çfarë do të ndodhë është Zoti appeared first on Telesport.