Pas dëmtimit të rëndë të Alexander Isak, i cili pritet të kthehet në fund të këtij viti dhe largimit të Mohamed Salah, Liverpool është i detyruar të ndërhyjë në merkato për të forcuar sulmin.
Fichajes.com zbulon se objektivi i madh i Liverpool për merkaton e verës është sulmuesi anësor i Benfica-s, Andreas Schjelderup. Norvegjezi i cili ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 7 asiste, ka zgjuar interesin e shumë klubeve.
Barcelona ka qenë një nga klubet e interesuara për 21-vjeçarin, por është tërhequr disi për shkak të klauzolës 100 milionë euro të vendosur nga Benfica.
Për momentin, Liverpool duket klubi më i interesuar për sulmuesin norvegjez, i cili me siguri do të jetë një nga emrat më të lakuar gjatë merkatos së verës.
The post Barcelona u tërhoq se kushton 100 mln euro, Liverpool i prin garës për transferimin e sulmuesit të ri appeared first on Telesport.
