deshja e dytës e javës së parë së “Final Four” mes Elbasanit dhe Egnatias, është mbyllur 0-4 për rrogozhinasit. Kampionia në fuqi e drejtuar nga Nevil Dede mbylli llogaritë që në pjesën e parë, ku shënoi tre gola. Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku pas një topi të gjatë të ulur bukur nga Ildi Gruda, ishte i zakonshmi Soumaila Bakayoko që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutat shtesë, Egnatia shënone dhe dy herë të tjera. Në minutën e 45+1, një krosim i Haime ulet në zonë nga Gruda, i cili asistons ërish për Bakayoko dhe ky i fundit shënon golin e dytë.
Në minuten e tretë dhe të fundit shtesë, kundërsulm i shpejtë i rrogozhinasve. Albano Aleksi asiston, braziliani Fernando Medeiros shënon golin e tretë, me një goditje plot klas. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Egnatian.
Në fund të kohës së rregullt në pjesën e dytë, Egnatia shënon edhe golin e katërt me Aleksin, i cili tregohet i saktë nga penalltia, duke shënuar me “panenka”.
Situata në renditje është e tillë:
1. Egnatia 31 pikë
2. Vllaznia 31 pikë
3. Elbasani 31 pikë
4. Dinamo 28 pikë
Dy ndeshjet e radhës janë: Vllaznia-Egnatia dhe Elbasani-Dinamo, të cilat do të luhen fundjavën e ardhshme.
The post “Final Four”: Egnatia me fitore spektakolare ndaj Elbasanit dhe e bën garën për titullin kampion më të fortë se kurrë appeared first on Telesport.
