Mesfushori anglez Jude Bellingham ishte protagonist me një gol dhe një asist në fitoren 4-0 që Real Madrid arriti ndaj Osasuna në kampionat. Ai rigjeti buzëqeshjen pas një periudhe të gjatë pa shënuar.

Mendoj se kjo ishte ndeshja jonë më e mirë e këtij sezoni. Bëmë presing të lartë dhe patëm shumë raste për shënim. E nisëm mirë ndeshjen, ishim të fortë dhe rezistuam gjatë gjithë kohës. Unë luajta si gjithmonë, por këtë herë shënova dhe jam i lumtur”, tha Bellingham.

Në lidhje me faktin se po shënon shumë pak krahauar me vjet, ai shtoi: “Po flitet shumë sepse sezonin e kaluar shënova shumë gola. Këtë vit roli im ka ndryshuar, luaj në zona të tjera të fushës. Gjithsesi, do të bëj gjithçka për ekipin tim. Qëllimi im është të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë

”.

Është e pamundur të përshkruhet Bernabeu kur të duartroket: Ndihem si personi më i privilegjuar në botë. Edhe në momente të këqija ndihem krenar që jam këtu. E bëj për këta njerëz, që ta shijojnë lojën dhe të shkojnë në shtëpi me fitore”, u shpreh Jude Bellingham.

Më tej, anglezi shtoi: “Mendoj se javët e fundit kanë qenë të vështira për të gjithë. Më vjen mirë që Vinicius po realizon kaq shumë, jam krenar për të për mënyrën se si sillet në fushë. Për ne ai është një lider. E shikojmë si frymëzim dhe kur luan kështu është i pandalshëm”.

The post Bellingham: Edhe në momente të këqija ndihem krenar që jam këtu, ja pse shënoj më pak appeared first on Telesport.