Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta – sipas medieve katalanase – ishte ‘shumë i zemëruar’ teksa shikonte ndeshjen ndaj Real Sociedad nga tribunat, pasi skuadrës blaugrana iu anulua një gol i dyshimtë i Lewandowskit.

Presidenti ishte i kënaqur me mënyrën se si Barcelona e filloi lojën. Megjithatë, ai u mërzit pasi pa përsëritjen e golit të Robert Lewandowski që u anulua për pozicion jashtë loje, shkruan gazetari Alex Pintanel i Relevo.

Laporta u informua se këmba e mbrojtësit të Real Sociedad ishte më afër golit sesa e Lewandowskit. “Është e pamundur”, thuhet se u tha Laporta shoqëruesve të tij në pjesën e parë.

Barcelona do të ‘kërkojë shpjegime’ nga La Liga për të mësuar se si të reagojë në situata të tilla në të ardhmen, pasi ata besojnë që janë dëmtuar në ndeshjen që pësuan humbje me rezultat 1-0

The post Laporta i xhindosur pas episodit me VAR, gati kërkesa te La Liga! appeared first on Telesport.