Nga Liga Profesionale Saudite, ku po luan, sulmuesi francez Karim Benzema po bën bujë me deklaratën dhënë gjatë një transmetimi në rrjetet sociale. Ai analizoi gjendjen aktuale të PSG dhe Real Madrid, duke theksuar dallimet e qarta midis dy ekipeve.
Ish-sulmuesi i “los blancos” vlerësoi ekipin parizien: “Sot, PSG është një nga ekipet më të mira në botë. Në letër, ata kanë më pak emra të mëdhenj se Real Madrid, por ata luajnë vërtet si një ekip. Ata që vijnë nga stoli shpesh kanë më shumë ndikim sesa titullarët.”
Një referencë e drejtpërdrejtë për punën e Luis Enrique dhe një strukturë që duket se funksionon edhe pa individualitet të tepruar. Real Madrid është një histori tjetër, me Benzema që sheh se skuadra përballet me vështirësi të dukshme.
“Është e komplikuar në Madrid; ata nuk luajnë së bashku dhe komunikojnë pak. Mund të ndërrosh trajnerë, por problemi mbetet aty“, tha Benzema, një analizë e sinqertë ku sipas tij ekipi po dështon të shprehë veten në potencialin e tij të plotë.
The post Benzema: Problemi i Real Madrid nuk janë trajnerët, te PSG të gjithë luajnë për fanellën appeared first on Telesport.
