Paul Pogba, aktualisht te Monaco, pas një pezullimi 18-mujor për doping, ka rrëfyer në podcastin “Rio Ferdinand Presents” arsyet e prishjes me Mourinho te Manchester United.

Mesfushori francez, 33 vjeç, shpjegon se raporti fillimisht ishte i mirë: “Në fillim shkonim shumë mirë, është një tip shumë i qeshur dhe i veçantë”. Më pas, sipas tij, dëmtimet dhe presioni mediatik krijuan tension: “Kur mediat e pyesnin vazhdimisht për mua…, kjo ndoshta e bezdiste”.

Pika e kthesës erdhi gjatë një dëmtimi: “Thashë se do shkoja në Miami për rehabilitim. Një paparac na bëri foto me Zulay (bashkëshorten). Mou ia dërgoi foton agjentit tim, Mino Raiola. Nuk më pëlqeu aspak…, tha se isha me pushime, ndërkohë që stërvitesha tri herë në ditë. I thashë: Seriozisht? Kush mendon se jam?”

Pogba thekson respektin për trajnerët: “Nuk kam problem me asnjë trajner…, ata janë shefat, vendosin nëse luan apo jo”. Sipas Pogba, pas kësaj marrëdhënia u përkeqësua, duke humbur edhe rolin e zv.kapitenit, ndërsa Mourinho e quajti madje “virus”.
The post Pogba zbulon arsyet e përplasjes me Mourinhon; ajo foto me partneren përshpejtoi ndarjen appeared first on Telesport.
