Besim Hoda deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim po fshihet pas protestave të studentëve të juridikut, duke theksuar se partia për vite me radhë kishte mundësi ta zgjidhte çështjen përmes Ministrisë së Drejtësisë. Ai kritikoi ish-ministrat e drejtësisë nga BDI që morën pjesë në protesta, duke thënë se ishin për 16 vite në pushtet si ministra por që nuk e zgjodhën çështjen e provimit të jurisprudencës.

“Të pretendosh që ke shumicë votash dhe të presësh nga studentët apo të fshihesh prapa protestës studentore nga që të gjithë eksponentët ishin në protestë, e veçanërisht kur për 22 vite nuk e ke kryer atë që është dashur ta bësh, pra çështjen e ligjit pasi këtu realisht nuk ka pasur nevojë as për ligj pasi është një procedure që u dashtë të ndjeke v etëm ministria e drejtësisë. Duke u nisur nga ajo që 80 % të kohës nga 15 apo 16 vite që ishte BDI në pushtet e ministër i drejtësisë ishte shqiptar dhe të marrësh guximin dhe të jesh pjesë e protestave edhe me petkun e asaj që ke qenë ministër, pasi aty pash që ishin tre ish ministra të drejtësisë nga BDI, është vertetë për të ardhur keq dhe kjo tregon që edhe kasta politike që është në pozitë tani është e komprometuar nga kryeministri”, tha Besim Hoda – OVL UÇK/ Alsat.mk.

The post Besim Hoda: BDI po fshihet pas studentëve të juridikut appeared first on Alsat.