Besimtarët muslimanë në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme islame që përcjell mesazhe paqeje, solidariteti dhe humanizmi. Në Shkup, namazi i sabahut u fal në ora 04:29, lindja e diellit ishte në ora 04:59, ndërsa namazi i Kurban Bajramit u fal në ora 05:45. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e“Mustafa Pasha”, ku morën pjesë qindra besimtarë. Pas faljes së namazit, qytetarët shkëmbyen urime për shëndet, mirësi dhe harmoni, duke vazhduar traditën e vizitave familjare dhe ndihmës ndaj njerëzve në nevojë. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, TV Alsat uron të gjithë besimtarët muslimanë, duke ju dëshiruar paqe, shëndet, begati dhe mirësi në familjet tuaja./Alsat.mk.
The post Besimtarët muslimanë në Maqedoninë e Veriut sot festojnë Kurban Bajramin appeared first on Alsat.
