Louis Van Gaal, i cili po lufton me kancerin e prostatës, ka dhënë një përditësim mbi shëndetin e tij. Ish-trajneri i Holandës siguroi se ndihet më mirë, por me shaka u ankua se nuk mund të bëjë më dashuri.
“Jam mirë. Pas tri vitesh radioterapi, infeksione të veshkave dhe operacioni të prostatës, më në fund mund të urinoj, gjë që është e rëndësishme. Sidoqoftë nuk mund të bëj më dashuri dhe ky është një problem”, – tha Van Gaal për RTL.
Në të njëjtën intervistë, Louis bëri një tjetër zbulim. Ish-trajneri i Manchester United, Barcelonës dhe Ajax mori një ofertë për t’u rikthyer në stolin e Bayern Munich, klubit që drejtoi midis viteve 2009 dhe 2011, pas shkarkimit të Tuchel: “Unë u befasova, Bayern Munich më bëri ofertë kësaj vere për ta drejtuar, para se të konfirmonte Kompany”.
Van Gaal dha dorëheqjen si trajner i kombëtares holandeze një ditë pasi Argjentina e eliminoi nga Kupa e Botës 2022. Louis, tani 72 vjeç, bëri histori me Bayern Munich duke fituar një titull kampion, një Kupë të Gjermanisë dhe një Superkupë Europe.
Në muajt e fundit, Van Gaal kishte zbuluar detaje të tjera mbi veten: “Unë vij nga një familje në të cilën jemi nëntë vëllezër. Personalisht jam më i vogli. Babai im vdiq kur isha 11 vjeç, ai ishte 53 vjeç.
Gruaja ime e parë, megjithatë, vdiq në moshën 39-vjeçare, të gjithë vëllezërit e mi vdiqën shumë shpejt. Unë jam mësuar me vdekjen, prandaj e di që është pjesë e jetës dhe mund ta përballoni atë. Çdo qenie njerëzore reagon ndryshe, prandaj them: Ti duhet të jesh vetvetja”.
The post Beteja me kancerin e prostatës, Van Gaal gjen forca të bëjë edhe shaka: Nuk mund të bëj më dashuri… appeared first on Telesport.