Pas vitesh thashetheme, Danna Paola, këngëtarja dhe aktorja meksikane, konfirmoi se kishte një lidhje me Neymar. Të dy u takuan kur lojtari luante për PSG, por marrëdhënia e tyre ishte mjaft e shkurtër. “Futbollistët kanë një prirje për t’u lidhur me këngëtare dhe aktore.
Kam pasur eksperiencat e mia, të gjitha pozitive, por profesioni i tyre është po aq kërkues sa edhe i imi. Pra, nuk jemi të pajtueshëm, – pranoi 29-vjeçarja. – Po, isha me Neymar, por asgjë serioze. Ne po dilnim, por nuk funksionoi. Ai është njeri i qeshur, por nuk shkuam mirë”.
Bukuroshja meisikane vuri në dukje se ishte viti 2019, kur “Neymar kishte kohë për diçka tjetër”. Sot Danna është e lidhur me këngëtarin Alex Hoyer.
The post Këngëtarja dhe aktorja meksikane: Po, kam pasur një marrëdhënie me Neymar appeared first on Telesport.