Janë mbyllur pjesët e para në takimet e fundit për raundin e parë në Champions League. Në “Giuseppe Sinigaglia”, Como po kryeson 2-0 ndaj Leipzig, në ndeshjen e parë të saj në historinë e Champions League.

Sfida u zhbllokua në minutën e 15-të, ku pas një aksioni të shpejtë të liqenorëve ishte Martin Baturina, që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës. Në minutën e 38-të, Anastasios Douvikas dyfishoi shifrat për liqenorët pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Baturina. SHIKOGOLAT

Manchester United është duke fituar 3-0 ndaj Sabah Baku në “Old Trafford”. Për skuadrën azerbajxhanase kjo është herë e parë që luan në fazën e grupeve. Golat për Man. United u shënuan nga Matheus Cunha 27′, Bruno Fernandes 42′ dhe Benjamin Sesko 45′. SHIKOGOLAT

Në dy sfidat e tjera, Bayern Munich-Bodo/Glimt dhe Slavia Prague-Lens, pjesët e para u mbyllën në barazim pa gola.

 

The post Bodo/Glimt del “kockë e fortë” për Bayern, United mbaron punë që në pjesën e parë. Como shkruan historinë (video) appeared first on Telesport.