Kreu i Komunës së çairit, Izet Mexhiti thotë se vazhdo puna për mënjanimin e dëmeve të shkaktuara nga moti. Ai mohoi që Çairi të jetë komuna më e goditur. Mexhiti tha se është formuar komision për vlerësimin e dëmeve.
“Çairi nëse krahasohet me komuna tjera të Shkupit,nuk mund të them që është komuna më e dëmtuar, ka komuna tjera shumë më të dëmtuara, Karposhi, Qendra, Aerodromi.Dua te falënderoj publikisht punëtorët e Ndërmarrjes Publike të Çairit edhe zjarrfikësit në veçanti të cilët kanë ardhur edhe pas orarit të punës, deri në orët e vona kanë sanu në tre ndërtesa, në Fushë Tophanë,Pavle Iliq dhe tek “Metro” ku në tre lokacione ka pasur rrezik, ku gjysma e kulmit ka rënë, gjysma ishte duke rënë. Në mënyrë intensive po punojnë edhe ndërmarrjet publike të qytetit, Parqet dhe Gjelbërim, Higjienat Komunale, poashtu kemi formuar edhe komisionin për vlerësimin e dëmeve në Komunën e Çairit.” – Izet Mexhiti (Kryetari i Komunës së Çairit).
The post Çairi pas stuhisë, sanohen objektet e rrezikuara dhe vlerësohen dëmet appeared first on Alsat.
