Inter-Udinese është ndeshja përmbyllëse e javës së 4-të në Serie A. Zikaltrit do të kenë sot një mungesë të rëndësishme siç është ajo e Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk do të mungojë për shkak të një problemi muskulor, që vjen si pasojë e lodhjes. Nuk bëhet fjalë për një problem serioz, por gjithsesi nuk duhet nënvlerësuar duke marrë parasysh historikun klinik të lojtarit turk: ​​ai e mbylli sezonin e kaluar me një problem muskulor, gjë që ndikoi edhe në perfomancën e tij në Botëror me Turqinë.

Surprizë për formacionin e sotëm mund të quhet edhe lënia në stol e Lautaro Martinez. Chivu ka vendosur të nisë sulmin me dyshen Esposito-Thuram.

The post Calhanoglu mungon ndaj Udinese, për një arsye që nuk duhet nënvlerësuar appeared first on Telesport.