Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht burrë e grua. Çifti u martua dje me një ceremoni civile në Cascais, Portugali, në një ceremoni “private dhe intime”, në prani të pesë fëmijëve të tyre.

Lajmi u bë publik në rrjetet sociale përmes një fotografie ku shihen duart e tyre, njëra mbi tjetrën, me unazat e martesës qartësisht të dukshme. Në foto shfaqen vetëm dy shkronja dhe një zemër: “CG”. Pa foto të fustanit të nuses, pa ceremoni madhështore dhe pa deklarata të gjata, Ronaldo dhe Rodríguez zgjodhën të ndanin vetëm simbolin e “po”-së së tyre.

Çifti është bashkë që nga viti 2017, kur Georgina punonte si asistente në një dyqan “Gucci”. Ata kanë dy vajza, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Ronaldo është gjithashtu babai i Cristiano Jr. dhe binjakëve Eva e Mateo. Në vitin 2022, çifti përjetoi humbjen tragjike të djalit Ángel gjatë lindjes.

Fejesa u zyrtarizua nga Georgina në gusht 2025, kur ajo publikoi unazën e madhe të marrë nga Ronaldo.

 

 

The post Ceremoni private dhe intime në Cascais, martohen zyrtarisht Ronaldo dhe Georgina appeared first on Telesport.