Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Në “Camp Nou”, Barcelona fitoi 5-1 ndaj Feyenoord.
Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 3-të, ku pas një kombinimi të bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha, braziliani tregoi gjithë klasin dhe cilësitë e tij duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 22-të, ishte Karim Adeyemi që shënoi golin e dytë me një goditje spektakolare me të djathtën nga distanca. Në minutën e 37-të, Joao Cancelo i afrohet golit të tretë për Barcelonën, por goditja e portugezit ndalet në shtyllën e majtë.
Pjesa e parë mbyllet 2-0 për katalanasit.
Në minutën e 57-të, Raphinha shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën, pas një asisti maestral të Pedri.
Në minutën e 59-të, Nacho gjen golin për holandezët, por që anullohet për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 77-të, ishte radha e Lamine Yamal për të gjetur golin, përmes ekzekutimit të një goditje dënimi, në mënyrë perfekte.
Në minutën e 82-të, Feyenoord shënoi golin e nderit me Sem Steijn. Në minutën e 85-të, i sapo futuri në fushë, Gabriel Jesus, shënon golin e pestë për Barcelonën. Ky është goli i parë për brazilianin me fanellën e Barcelonës. Ai u tregua i saktë me kokë, pas krosimit të Lamine Yamal. Rezultati final, 5-1 për Barcelonën.
Në “MHPArena”, Stuttgart fitoi 3-1 ndaj Viking. Norvegjezët debutojnë me humbje për herë të parë në këtë fazë në Champions League. Fitoren e Stuttgart e vulosi tregolëshi i sulmuesit boshnjak, Ermedin Demirovic. Për Viking shënoi golin e vetëm Zlatko Tripic.
The post Champions League: Barcelona me “manita” ndaj Feyenoord. Stuttgart bën detyrën ndaj Viking (video) appeared first on Telesport.
