Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në “Raiffeisen Arena” në Linz, Liverpool është duke udhëhequr 0-3 ndaj austriakëve të LASK.
Fillimisht për Liverpool-in shënoi Ronald Araujo në minutën e 22-të. Uruguajani shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit. Dy minuta më pas ishte radha e Bradley Barcola, pas asistit të Lewis Koumas. Francezi shënoi me një goditje të lehtë brenda zonën.
Në minutën e 37-të, Liverpool gjen golin e tretë. Shënon sërish Bradley Barcola, këtë herë pas asistit të Florian Wirtz.
Në sfidën tjetër në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam, Feyenoord është duke barazuar 1-1 ndaj Como. Liqenorët kaluan të parët në avantazh me Assane Diao, i cili pasi kaloi në mënyrë spektakolare mbrojtësin kundërshtar, dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 18-të.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat 1-1 me Gjivai Zechiwl, i cili shënoi një gol tejet të bukur me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë.
The post Champions League: Liverpool mbyll llogaritë që në pjesën e parë, “paqe” në Rotterdam (video) appeared first on Telesport.
