Vinicius Junior është dënuar me 4 ndeshje mungesë, pas kartonit të kuq të marrë në fundjavën e kaluar, në sfidën ndaj Villarreal. Kjo do të thotë që Vinicius Junior do të mungojë në “El Clasico”-n e 25 tetorit, ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Vendimet disiplinore për javën e tetë të kampionatit spanjoll u publikuan të mërkurën në mbrëmje, duke konfirmuar dënimin e pritshëm për anësorin e Real Madridit. Në raportin e gjyqtarit të ndeshjes thuhej se ai kishte tërhequr për flokësh mbrojtësin nathan Saliba.

AS zbulon se Vinicius Junior është dënuar me 4 ndeshje, ku 2 ndeshje janë për tërheqjen e flokëve dhe 2 ndeshje për protestën agresive ndaj gjyqtarit

Vinicius do të mungojë në ndeshjet kundër Sevilla, Racing Santander dhe Valencia, krahas asaj të madhes kundër Barcelonës. Kjo e detyron trajnerin Jose Mourinho të kërkojë me urgjencë një zëvendësues për të mbuluar mungesën e brazilianit.

The post Kartoni i kuq ndaj Saliba, i kushton shtrenjtë Vinicius Junior. Braziliani merr dënimin e rëndë appeared first on Telesport.