Ndryshe nga dy ditët e para, në dy ndeshjet e para për sot në Champions League, golat janë me pikatore. Në Stamboll, pjesa e parë mes Fenerbahce dhe Romës është mbyllur 0-1 në avantazhin e verdhekuqve.
Rasti i parë i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 21-të, ku Paulo Dybala ishte i vetëm përballë Ederson, por nuk arriti dot të ndëshkonte portierin brazilian, i cili bëri një super pritje.
Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku Roma kaloi në avantazh falë golit të shënuar nga Bryan Cristante me një goditje fantastike me të djathtën jashtë zonës së rreptësisë, pas asistit të Donyell Malen. SHIKOGOLIN
Në “Philips Stadium”, pjesa e parë mes PSV dhe Shakhtar Donetsk është mbyllur po ashtu 0-1, në favorin e ukrainasve. Pothuajse e gjithë pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik konkret. Sfida u zhbllokua në minutën shtesë, ku ukrainasit gjetën golin me Gleiker Mendoza.
The post Champions League: Roma mjaftohet me supergolin e Cristante, PSV befasohet nga Shakhtar (video) appeared first on Telesport.
