Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, mori përsipër fajin për një nisje jo të mirë në ndeshjen e Carabao Cup kundër Leeds, të cilën “blues” e fituan përfundimisht 6-3. ai pranoi se ishte një “rrezik” të ndryshonte nëntë lojtarë nga formacioni titullar për këtë sfidë të raundit të tretë.
Londinezët e panë veten në disavantazh 1-0 në pushimin e ndeshjes, përpara se Alonso të aktivizonte Cole Palmer, Morgan Rogers, Reece James dhe Pedro Neto për pjesën e dytë; brenda 20 minutave, skuadra e tij kaloi në avantazh 4-2.
“Kishte shumë ndryshime. Ishte një rrezik. Gjërat nuk po shkonin sipas planit, ndaj na u desh të ndryshonim. Unë mbaj përgjegjësinë për atë që ndodhi në pjesën e parë. Publiku ishte i mrekullueshëm, me atmosferën që i dha shtysë lojtarëve”, tha Alonso.
“Më pëlqen fakti që lojtarët rezervë ishin gati që para ndeshjes. Ata e dinin se nuk do ta nisnin si titullarë dhe ishin të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre”
“Kur krijon një skuadër që rrallë luan së bashku, është e vështirë të luash në këtë nivel përballë një kundërshtari si Leeds, që luan me intensitet të lartë. Në fund ia dolëm mbanë të fitonim, ishte një ndeshje argëtuese”, tha Alonso.
The post Chelsea rrezikoi eliminimin në Carabao Cup pas 9 ndryshimeve në formacion, trajneri Alonso merr përsipër fajin appeared first on Telesport.
