“Shumë vite më parë e takova në Maldive. Një punëtor stakanovist, si unë” (fjala “stakanovist” vjen nga emri i minatorit sovjetik Aleksei Stakhanov, i cili në vitet 1930 u bë simbol i punëtorit që punonte pa pushim, me rendiment të jashtëzakonshëm, shpesh përtej limiteve normale).
Kështu u shpreh Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, për marrëdhënien e tij me Antonio Conten. ADL është protagonist i një interviste (nga Paolo Condò) që do të publikohet nesër, si në versionin e shtypur, ashtu edhe në atë digjital, në “Corriere della Sera”, nga e cila kanë dalë disa deklarata: “Është e qartë se të dy jemi të dashuruar me atë që bëjmë, për mua ky është një aspekt thelbësor”.
Gjatë bisedës, De Laurentiis i përgjigjet kështu Condò-s, kur gazetari i kujton karakterizimin e tij si president “vulkanik” dhe polemizues: “Ju thoni polemizues, unë përgjigjem vizionar. Në moshën 34-vjeçare u ndjeva mjaft i pjekur për të thënë frazën fatidike: tani do të bëhet siç them unë. Dhe shkoi mjaft mirë”.
Në fund të intervistës, portreti që del në pah është ai i një personazhi që lëviz mes sektorëve të ndryshëm me vendosmëri, i etur për t’i arritur objektivat pa kursyer periudhën e “gavettës”, ku i ati dhe xhaxhai e klimatizuan që të ri: “Më bënë të filloj si ndihmës sekretar prodhimi”.
The post “Conte është punëtor ‘stakanovist’, ashtu si unë. President polemizues? Jo, jam vizionar” appeared first on Telesport.
