Tifozët e Santosit, të zhgënjyer nga momenti i keq i ekipit të tyre në kampionatin brazilian, shkuan në qendrën sportive për një përballje të drejtpërdrejtë me lojtarët. Më i fokusuari ishte Neymar, ndaj të cilit u thanë fjalë të ashpra: “Ti je yll dhe qan (aurravitesh), imagjino ne si ndihemi”.
Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tensionin dhe protestën e tifozëve, të cilët dëshironin të jepnin një mesazh dhe të shprehnin pakënaqësinë për sezonin problematik. Humbja 6-0 ndaj Vasco da Gama ka rritur frikën e rënies nga kategoria. Njëri nga tifozët e grupit të organizuar “La Torcida Jovem” u shpreh: “Ajo që bëni nuk mjafton, nuk mund të jetë e mjaftueshme”.
Membro da torcida organizada fala com os jogadores e demais membros da equipe… “isso que tá acontecendo é pouco” #deolhonopeixe pic.twitter.com/F1SZ6HACEt
— De Olho No Peixe (@deolhonopeixe) August 19, 2025
Neymar dëgjoi në heshtje dhe tentoi të shpjegonte: “Po përpiqemi të bëjmë më të mirën për të dalë nga kjo situatë”. Megjithatë, u ndërpre nga tifozët: “Ti je një nga lojtarët më të mirë në botë, po qave ti, imagjino ne”. Kjo iu referua lotëve të Neymar pas humbjes, kur doli me fytyrë të mbuluar dhe në dhomat e zhveshjes tha: “Tifozët kanë të drejtë të na ofendojnë”.
Protestat nuk kursyen askënd, nga drejtuesit e klubit te lojtarët. Madje, tifozët arritën të hapin portat dhe të futeshin në parking, duke krijuar momente paniku.
“SI VOS LLORÁS, IMAGINATE EL RESTO”
De la torcida de Santos para Neymar. pic.twitter.com/M3mBphQpiv
— Pablo Giralt (@giraltpablo) August 19, 2025
Në kampionatin brazilian, Santos është aktualisht në vendin e 15-të nga 20 skuadra pjesëmarrëse, me vetëm 21 pikë (6 fitore, 3 barazime, 10 humbje), 2 pikë mbi zonën e rënies. Humbja ndaj Vasco da gama çoi në shkarkimin e trajnerit Cleber Xavier. Ekipi nuk ka ende trajner për ndeshjen e radhës ndaj Bahia, me Jorge Sampaoli si kandidati kryesor.
The post Neymar përballet me tifozët e Santosit, tension i lartë në klub: Ti je yll dhe qurravitesh, imagjino si ndihemi ne appeared first on Telesport.
