Cristiano Ronaldo do të debutojë si aktor në serialin dramatik “Day 1s”, i vendosur në botën e futbollit profesionist. Sulmuesi portugez do të jetë gjithashtu producent ekzekutiv i projektit, i cili po zhvillohet nga kompania UR Marv Studios, në bashkëpunim me regjisorin britanik Matthew Vaughn.
Seriali, xhirimet e të cilit kanë nisur në Londër, do të fokusohet te prapaskenat e futbollit dhe do të ketë në kast Damian Lewis, Thierry Henry, reperin Dave, Carlotta Banat dhe Cristiano Ronaldon. Ende nuk është bërë publike data e premierës apo platforma ku do të transmetohet.
