PSV ëndërron një goditje të madhe: Kevin De Bruyne. Sipas raportimeve nga Holanda, klubi nga Eindhoveni e ka vënë në shënjestër mesfushorin e Napoli, ndoshta për ta sjellë që në muajin janar.
Gazeta ‘De Telegraaf’ bën të ditur se kontaktet e para me rrethin e ngushtë të lojtarit kanë ndodhur tashmë, dhe ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një largimi gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.
“U zgjova dhe gjeta shumë mesazhe. Sipas mendimit tim, kam luajtur mirë gjatë gjithë sezonit. Jam i lumtur që jam në formë të mirë dhe mund të luaj kaq shumë ndeshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë“, u shpreh De Bruyne.
De Bruyne mbetet një lojtar tejet i rëndësishëm për Napoli dhe largimi i tij në janar nuk është aspak një gjë e sigurt. Megjithatë, çdo ofertë konkrete me siguri do të merrej në konsideratë.
Largimi i ish-lojtarit të Manchester City do të sillte kursime të konsiderueshme në faturën e pagave, pasi ai fiton rreth 6 milionë euro neto në vit.
PSV nuk është e panjohur për lëvizje të tilla; duke filluar nga Ivan Perišić e deri te Mario Götze, klubi holandez ka treguar se, kur bëhet fjalë për talentin, mosha e lojtarit nuk ka shumë rëndësi.
Një kalim në ‘Philips Stadion’ mund t’i mundësonte De Bruyne të rikthehet në rolin e mesfushorit sulmues, një pozicion që ai e pëlqen jashtëzakonisht shumë.
The post De Bruyne pranë largimit nga Napoli që në janar, belgu pranon: Gjithçka mund të ndodhë appeared first on Telesport.
