Gonçalo Inácio në merkaton e janarit dhe Virgil Van Dijk në verë, një ëndërr për tifozët e Milan dhe një mundësi për të cilën shpresojnë si trajnerin Ruben Amorim, ashtu edhe Cardinale.

Kuqezinjtë po planifikojnë investime të konsiderueshme për sesionet e ardhshme të merkatos dhe mbrojtësi portugez është një nga zgjedhjet kryesore për trajnerin aktual. Qarkullojnë zëra për një përpjekje të re të Milan që në janar, madje kjo konfirmohet edhe nga Portugali.

“Kapiteni i Sporting Lisbona është rikthyer në radarët e Milan” shkruan ‘A Bola’, ndaj një lëvizje në janar është e mundur. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin e lojës së Amorim. Klubi portugez i referohet klauzolës së tij të lirimit prej 60 milionë eurosh, por Milan shpreson ta sigurojë atë për një shumë pak më të ulët.

Ndërsa Inácio është një objektiv realist, Van Dijk mbetet më tepër një synim ambicioz, si një ëndërr. Së fundmi, gjatë grumbullimit me kombëtaren holandeze, mbrojtësi qendror i Liverpool la të kuptohet për një largim të mundshëm nga “reds” verën e ardhshme, pasi kontrata e tij pritet të skadojë.

Cardinale e vlerëson shumë lojtarin dhe nuk është i vetmi. 35-vjeçari holandez është gjithashtu një i preferuar i Zlatan Ibrahimovic. Sigurisht, do të duhej një Milan me ambicie për titullin për ta bindur Van Dijk dhe për të përballuar konkurrencën e forte.

Mundësia ekziston dhe, nëse krijohet hapësira e duhur, Cardinale është i gatshëm ta shfrytëzojë rastin për të sjellë në zemër të mbrojtjes një lojtar me një personalitet dhe përvojë të tillë.

The post Gonçalo Inácio që në janar dhe Van Dijk verën e ardhshme, Milan synon një merkato magjike për mbrojtjen appeared first on Telesport.