Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka refuzuar një ofertë të dytë për kontratë nga klubi, ndërsa marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit.

Propozimi fillestar i klubit u bë gjatë verës, kur nisën bisedimet për një kontratë të re, por u refuzua nga Fernandes, i cili e kishte nënshkruar marrëveshjen e tij të fundit dy vite më parë.

United ka mundësinë të zgjasë qëndrimin e 32-vjeçarit në “Old Trafford” për një vit tjetër, duke e penguar gjithashtu atë të negociojë me klube të huaja në janar për një transferim të mundshëm si lojtar i lirë.

Në qershor të vitit 2025, Fernandes zbuloi se kishte refuzuar një ofertë të majme nga klubi saudit Al Hilal. Ata ishin të gatshëm pothuajse të trefishonin pagën e tij prej 250,000 paundësh në javë dhe t’i paguanin United 100 milionë paund për ta siguruar atë.

Bisedimet mes Fernandes dhe United pritet të vazhdojnë, pasi klubi e ka bërë të qartë se dëshiron që kapiteni i tij të mbetet në “Old Trafford”.

Majin e kaluar, Fernandes u shpall “Futbollisti i Vitit” nga FWA, ndërsa në gusht mori çmimin “Lojtari i Vitit” nga PFA, pasi regjistroi 21 asiste sezonin e kaluar, një rekord në Premier League.

Megjithatë, që atëherë, lojtari portugez e ka pasur të vështirë të rikthehet në atë nivel. Ai ka shënuar vetëm katër gola, përfshirë një “hat-trick” kundër Ipsëich Toën në gusht, fitore e cila mbetet e vetmja për “djajtë e kuq” në Premier League deri më tani këtë sezon.

Mauricio Pochettino pritet të emërohet trajner i ri i United-it të premten, pas shkarkimit të Michael Carrick të enjten.

Në vitin 2019, Fernandes pranoi se atë verë kishte qenë pranë nënshkrimit me trajnerin argjentinas (kur ky i fundit drejtonte Tottenham), por kalimi u bllokua nga Sporting Lisbona.

The post Kontrata i skadon në fund të sezonit, Bruno Fernandes refuzon një ofertë të dytë nga United për rinovimin e saj appeared first on Telesport.