Dënim dhe kërkesë për epilog të procesit gjyqësor. Ata që bënë krimin me mazutin kancerogjen duhet të marrin dënime të ashpra, por duhet të dënohen edhe ata që mundësuan të ndodhë kjo në vendin tonë. Këto janë mesazhet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Bllagica Llasovska dhe Jovana Trençevska, nga studioja e Click Plus.

“Unë besoj se këta njerëz që e bënë këtë nuk kanë asgjë njerëzore në vete dhe sipas mendimit tim modest ata duhet të mbajnë përgjegjësi për gjenocid. Ky është gjenocid ndaj shëndetit të qytetarëve. Nga ajo që ndjekim, çfarë po ndodh, ky selektivitet në caktimin e masës së paraburgimit dhe masës së sigurimit është një arsye tjetër që ne si qeveri, që jemi më përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe kthimin e besimit tek institucionet, të vazhdojmë  luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Bllagica Llasovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

“Unë si deputete, por edhe ne si LSDM, mendojmë se kjo duhet të ketë epilog. Dënime më të rrepta për ata që e kanë bërë këtë, megjithatë edhe për ata që kanë mundësuar që një gjë e tillë të bëhet në shtetin tonë. Opinioni e di, nuk është ndonjë sekret se Pucko Petrol bizneset e vet i filloi kur ishin në koalicion me VMRO-DPMNE dhe BDI”, shtoi Jovana Trençevska, deputete e LSDM-së.