Në “Old Trafford” do të luhet sonte derbi i madh i Manchesterit, United-City, i vlefshëm për javën e 4-të në Premier League. “Djajtë e Kuq” kanë vetëm 4 pikë në tre javët e para, ku kanë provuar të tre rezultatet deri tani.
Në anën tjetër, Man. City numëron 9 pikë të plota pas tre javëve të para. Ky do të jetë derbi i parë për “Qytetarët” pa Pep Guardiolën pas 10 vitesh. Ndërsa i pari për Enzo Marsca-n.
Man. United ka disa mungesa të rëndësishme për këtë derbi për shkak dëmtimesh si Carlos Baleba, De Ligt, Ugarte dhe Diallo. Për City-n mungon vetëm Jeremie Doku.
Carrick dhe Maresca kanë zgjedhur të zbresin në fushë me këto formacione:
Manchester United XI: Lammens, Dalot, Maguire, Martinez, Dorgu, Mainoo, Tielemans, Mbeumo, Fernandes, Rashford, Cunha
Manchester City XI: Donnarumma, Nunes, Días, Guéhi, Gvardiol, Anderson, Fernández, Foden, Cherki, Semenyo, Haaland
The post Derbi i parë pa Guardiolën pas 10 viteve. Man. United-Man. City, formacionet zyrtare appeared first on Telesport.
