Për herë të dyzet (40) ka dështuar konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i kësaj seance ka dështuar në mungesë kuorumi për votimin e komisionit që mundëson votimin e fshehtë.
Në sallë kanë qenë të pranishëm 100 deputetë, ku kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ftuar partitë politike për propozim të emrave për komision.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra i bëri thirrje Deharit për respektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Kryesues po të bëjmë thirrje edhe një herë respektoje kushtetutën, ktheju rendit të ditës dhe respektoje aktgjykimin
Dehari: Ju lutem vetëm për propozim, regjia të ndërpritet. Regjia ndërpritja mikrofonin.
Ndaj tij ka reaguar deputetja më e re, Sala Jashari.
Jashari: Mos ja ndal, e ka të drejtën e saj.
Dehari: Regjia të lutem ndërprite mikrofonin”, thanë ata.
Njëjtë ndodhi edhe me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.
Zemaj-Deharit: Kryesues zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Dehari: Regjia le të ndërpritet. Regjia, ju lutem le të ndërpritet”, thanë ata.
Dehari nuk lejoi të flas as deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj
“Ne si Aleancës kemi ndryshuar qëndrim, na vjen keq. Dhe e kemi një emër për komision.
Dehari: Vetëm propozim asgjë tjetër, Propozo.
Kadrijaj: Ne e kemi një emër për komision dhe për komision e propozojmë deputetin Albin Kurti”, tha ajo.
Dehari vazhdoi seancën duke hedhur në votim komisionin për votim të fshehtë i cili nuk mori votat e mjaftueshme.
“51 deputetë kanë votuar për, kundër nuk ka pasur, abstenim nuk ka pasur, ndërpritet seanca. Shihemi me 03.07.2025 në orën 11:00”, tha ai.
Kushtetuesja javën e kaluar ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
The post Dështon për të dyzetën herë konstituimi i Kuvendit appeared first on Alsat.
