Donald Trump Jr është akuzuar se ka vrarë në mënyrë të paligjshme një specie të rrallë rosash gjatë një udhëtimi gjuetie në Itali.
Djali i madh i Donald Trump, presidenti i SHBA-së, thuhet se ka qëlluar me një rosë të kuqërremtë, e cila mbrohet nga ligjet italiane dhe ato të Bashkimit Europian.
Sipas ligjit kombëtar të gjuetisë së Italisë, i cili u miratua në vitin 1992, kushdo që shpallet fajtor për vrasjen e një specie të mbrojtur, duhet të përballet me një gjobë prej 1,500 euro.
