Pak orë para se të mbahet në Tiranë koncerti i Kanye West, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga stadiumi ku do të zhvillohet eventi.

Për kryeministrin ku koncert do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të muzikës.

“GATI STADIUMI I KONCERTIT që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës, të cilët falë ngjarjes muzikore të mbrëmjes së sotme do të bëjnë atë që bëjnë kudo shkon Kanye West: Do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë”, shkruan Rama.

Përmes këtyre pamje, Rama u përgjigjet edhe kritikave në lidhje me shumën e akorduar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për këtë organizim, prej 4 milionë eurosh.Sipas Ramës ky nuk është shpenzim por investim që vendit do t’i kthehet pas nga vizitorët që kanë mbërritur në Tiranë në 48 orët e fundit.