Gazetar: Zekirija Haxhiu
Ministria e Brendshme paralajmëron sanksione të ashpra kundër motoristëve të cilët i shkelin rregullat dhe drejtojnë motoçikletat pa pajisjet për mbrojtje. Ministri Pançe Toshkovski tha se pos gjobave do të konfiskohen edhe motoçikletat.
“Dhe paralajmëroj ata që aktrojnë kinse janë motoristë, ngasin motoçikleta pa helmetë, me shpejtësi shumë më të lartë, ngritin motorin në një rrotë në mes të qytetit, hyjnë në të kuqe dhe mendojnë se “Safe City” nuk i detekton, ja u dërgoj një porosi se MPB më periudhën që vjen do të jetë e fokusuar tek ta veçanërisht në qytet. Ja lirisht mund tu them se do ti “djegim”. Do të ngelin edhe pa motoçikleta edhe pa mundësinë për të aktruar”, paralajmëroi Pançe Toshkovski, ministër i brendshëm.
Toshkovski njoftoi se së shpejti pritet të dalin edhe me zgjidhje ligjore për trotinetet.
“Në të ardhmen do të vijojnë ndryshime ligjore të cilat do të jenë më restriktive në këtë fushë. Nuk mund të hyjë në detaje nëse ndalesa do të vlejë deri në moshën 16 apo 18 vjeçare, nëse do të ndalohen tërësisht apo rregullim tjetër por absolutisht se në këtë pjesë na nevojiten ndryshime ligjore me qëllim rritjen e sigurisë”, shtoi Toshkovski.
Toshkovski paralajmëroi gjithashtu se në të ardhmen e afërt pritet edhe rritja e numrit të shkeljeve që do ti konstatojnë kamerat në kuadër të “Safe City” veçanërisht për parkim të gabuar edhe pse për këtë nevojitet të qartësohen rregullat./Alsat.mk.
The post “Do ti djegim”! Toshkovski paralajmëron masa të ashpra kundër motoçiklistëve appeared first on Alsat.
