Jeremy Doku ka shpjeguar arsyet që e bindën të rinovonte kontratën me Manchester City, pavarësisht largimit të Pep Guardiolës. Doku, pjesë e City prej tri vitesh, ka firmosur rinovimin deri në verën e vitit 2031. Sulmuesi belg ka realizuar deri tani 22 gola në mbi 130 ndeshje dhe ka fituar 5 trofe me klubin.

Pas firmës, Doku tha: “E kam shijuar çdo moment që kam kaluar deri tani te City, ndaj mundësia për të qëndruar më gjatë është ndjesi fantastike. Ky klub do të thotë shumë për mua, jam rritur si futbollist dhe si njeri. Ndihem si në shtëpi këtu dhe e di se po përmirësohem çdo ditë falë punës së stafit”.

Për Enzo Maresca shtoi: “Jam vërtet i emocionuar për sezonin e ri. Stili i tij i lojës është pikërisht ai që ne duam. Trajneri i ri është faktor motivues për të gjithë futbollistët”. Doku veçoi edhe tifozët: “Edhe tifozët e City ishin një arsye themelore pse firmosa rinovimin. E ndiej gjithë dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Për mua do të thotë gjithçka. Dua t’u dhuroj sukseset që meritojnë”.

 

The post Doku, pas rinovimit: E dua stilin e lojës së Maresca, lumturohem nga dashuria e tifozëve appeared first on Telesport.