Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në autostradën Kumanovë–Shkup, në afërsi të fshatit Agino Sellë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:35 dhe në të janë përfshirë një veturë „Mercedes“ dhe një „Opel Corsa“, të dyja me targa të Shkupit.
Në vendngjarje kanë humbur jetën pasagjerët e Opel Corsës, V.N., 49 vjeç, dhe L.M., 71 vjeç, të dy nga Shkupi.

Një pasagjere 48-vjeçare ka marrë lëndime të rënda, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.
Me urdhër të prokurorit publik, shoferi 65-vjeçar i „Mercedesit“ është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.