Luis Diaz nuk ka asnjë dyshim se Harry Kane është sulmuesi më i mirë në botë dhe e meriton plotësisht të fitojë “Topin e Artë”. Anësori kolumbian nuk u kursye aspak për shokun e tij të skuadrës, pas fitores së Bayern 1-4 në transfertën ndaj VfL Osnabrück, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.

“Harry Kane është më i miri në botë, pa dyshim. Ai e provoi këtë gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe e ka treguar për një kohë të gjatë. E vërteta është se ai mund të bëjë gjithçka. E admiroj shumë sepse ndiej se ai kurrë nuk bën asgjë të gabuar.

Mentaliteti i tij është i pabesueshëm. Për mua, ai është një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”. Shpresoj që ai ta ngrejë atë dhe që të gjithë të jemi të lumtur për të”, tha Diaz në një intervistë për ESPN pas ndeshjes.

The post “E admiroj shumë sepse kurrë nuk bën asgjë të gabuar”, Luis Diaz zbulon futbollistin më të mirë në botë appeared first on Telesport.