Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me erë dhe i ftohtë, paradite në disa vende do të ketë kushte për rreshje të dobëta të borës.
Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 70 km/h), posaçërisht përgjatë Vardarit. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 3 deri 11 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me erë dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e matur, në disa pjesë të luginës kohë pas kohe erë e përforcuar.
Vijon periudhë e motit stabil, me erë dhe të nxehtë me temperatura të mëngjesit, të cilat deri të mërkurën në disa vende do të jenë negative, ndërsa në ditët në vijim në rritje graduale, njofton DPHM.
Nga e enjtja, temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin në interval prej -2 deri në 9, ndërsa ato ditore maksimale nga 9 deri në 24 gradë.
