Pjesa e parë mes Celje dhe Egnatia është mbyllur në barazim 1-1, në ndeshjen e kthimit për turin e dytë kualifikues në Champions League. Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë të Egnatias dhe krosimit të Loukili, ishte Daniel Adjessa që goditi me kokë, por topi u devijua nga qendërmbrojtësi vendas, Darko Hrka dhe përfundoi në portë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 34-të, vendasit gjejnë golin e barazimit me Mario Kvesic, i cili ekzekutoi një goditje përfekte dënimi. Kvesic shënoi dy gola në barazimin 3-3 në Rrogozhinë, një javë më parë.

Në fund të pjesës së parë, Egnatia pati dy mundësia të mira me Alessandro Albanese dhe Daniel Adjessa, por që nuk u konkretizuan saktë. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Kujtojmë që takimi i parë në Rrogozhinë është mbyllur në barazim 3-3.

The post Egnatia e nis mirë, por vendasit reagojnë shpejt. Mbyllet pjesa e parë në Slloveni (video) appeared first on Telesport.