Këngëtari i njohur Yll Limani po korr një sukses të jashtëzakonshëm me koncertet e tij madhështore, duke dhuruar emocione të papërshkrueshme për mijëra adhurues të pranishëm.
Pasi mbrëmë mbajti natën e parë në Prishtinë, ai ngjitet sonte në skenë për të dytën herë, duke përmbyllur kështu me sukses të plotë fazën e dytë të turneut të tij recital.
Kjo arritje e madhe e Yllit ka prekur edhe kolegen e tij të afërt, këngëtaren Elvana Gjata, e cila ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh mjaft emotiv.
Përmes një postimi, Elvana ka zbuluar prapaskenat e një bisede private që kishin zhvilluar tre vite më parë gjatë koncertit të saj në stadiumin “Air Albania”.
“Vetëm para 3 vitesh në Air Albania Stadium, kemi folur për koncertin tënd e më thoje ‘ka kohë’… e pra koha ka fluturuar për ty sepse ti ke shumë muzikë, ke shumë dëshirë dhe shumë forcë për punë e unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë kur këto bëhen bashkë…”, ka shkruar Elvana.
Ajo ka vazhduar me fjalë zemre duke e uruar këngëtarin për suksesin e merituar: “Mirë se erdhe aty ku e ke vendin, Yll! Jam e lumtur për ty dhe për atë që ke arritur; jam e lumtur që guximi i brishtë po kthehet tani në standardin e merituar. Rruga e vetme është lart”.

The post Elvana emocionon me fjalët, tregon bisedën me Yllin para tre vitesh appeared first on Veriu.info.
