Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, i është rikthyer edhe njëherë eliminimit të padrejtë sipas tij nga Argjentina, në fazën e 1/16-ve.
Në një intervistë të fundit për rrjetin egjiptian ONTV, Hassan mbrojti performancën e ekipit të tij, edhe pse ishte në avantazhin e dy golave, u shemb psikologjikisht në dhjetë minutat e fundit.
Hassan tregoi se i kishte përgatitur lojtarët e tij që nga fillimi për të luajtur “pa parë ngjyrën e fanellës” së kundërshtarit, në mënyrë që të mos krijonte një ndjenjë inferioriteti në ekip.
“Kur jap një shembull taktik në biseda, nëse Messi bën një lëvizje, unë vetë shmang përmendjen e emrit të tij. Preferoj të them ‘lojtari me numër 10’ ose ‘numri filan’, për të hequr çdo respekt apo frikë të tepërt nga mendjet e tyre”, zbuloi trajneri i njohur.
Hassan nuk i kurseu sërish kritikat ndaj arbitrit kryesor të takimit, vendimet e të cilit sollën tension te lojtarët e Egjiptit.
“Ajo që po ndodhte herë pas here i bënte lojtarët nervozë, ai po shpërndante kartonë dhe po jepte faull në mënyrën e gabuar”, shtoi Hassan.
The post “Emri Messi mund t’i trembë futbollistët. Në biseda shmang përmendjen e tij, preferoj të them ‘lojtari numër 10′” appeared first on Telesport.
