Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se vendi i tij ka realizuar për herë të parë eksportin e një anijeje luftarake drejt një shteti anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, pas marrëveshjes së nënshkruar me Rumania. Deklarata u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të anijes patrulluese “CAm. Roman” për Forcat Detare Rumune në Stamboll.
Erdogan theksoi se industria turke e mbrojtjes detare po kalon periudhën më intensive në historinë e republikës, duke nënvizuar se Turqia ka ndërtuar mbi 140 platforma detare për vende të ndryshme të botës. Ai shtoi se Ankaraja synon të ndajë kapacitetet e saj të mbrojtjes me vendet partnere dhe se qëllimi i Turqisë mbetet forcimi i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
